TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2024, 21:41

Skandal në Ligën e Konferencës, portieri serb provokon me 3 gishta tifozët e Partizanit; Bytyçi rrezikon përplasjen fizike (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Ligën e Konferencës, portieri serb provokon me 3

Është mbyllur me tension dueli i Ligës së Konferencës mes maltezëve të Marsoshlok dhe Partizanit. Portieri serb i vendasve, Drobnjak, ka provokuar tifozët e Partizanit pas ndeshjes.

Ai iu drejtua me provokime tifozëve të Partizanit që kishin udhëtuar në Maltë, duke shkaktuar situatë kaotike. Skandali i tij nuk mbaroi vetëm me kaq.

Mbrojtësi i Partizanit, Bytyçi rrezikoi konfrontim me portierin Drobnjak. Ishte pikërisht Bytyçi, ai që kuptoi në gjuhën serbe sharjet e portierit karshi tifozëve dhe lojtarëve të Partizanit. Duket se ky eliminim ka bërë që serbi ta humbasë toruan, teksa rrezikon dënim shembullor nga komisioni i disiplinës të UEFA-s. Për më tepër shikoni pamjet: 

partizani marsoshlok liga e konferencës

Lini një Përgjigje