
Reali i Madridit u kualifikua në finalen e Kupës së Mbretit pasi eliminoi Real Sociedadin në kohën shtesë.
Vinicius ishte sërish në mesin e lojtarëve më të mirë dhe nuk mund të mos sulmohej nga rivalët. Teksa braziliani nisi një kundërsulm dhe pasi dy lojtarë nuk arritën ta ndalonin, Olasagasti u fut me forcë në rrugën e tij me një start rrëshqitës dhe këmba e tij u ngrit praktikisht në gju, duke shkaktuar një faull shumë të rrezikshëm.
“Një nga faullet më të rënda që Vinicius ka pësuar në karrierën e tij”, e përshkruan këtë ndërhyrje gazetat “Marca” dhe “AS”.
Ndërsa trajneri i Realit, Karlo Ançeloti tha: “Sipas mendimit tim, duhet të ishte një karton i kuq i pastër”.
o cara da Real Sociedad tentou matar o Vinícius Jr e NÃO foi expulso
— Central do Braga (@CentralDoBrega) April 1, 2025
simplesmente futebol espanhol pic.twitter.com/HC20GY5rP1
Lini një Përgjigje