TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2025, 16:58

Trajneri i Rubin Kazan flet për gjendjen e Dakut dhe alarmon stafin e kombëtares: Do diskutojmë me doktorët për ndërhyrjen

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Rubin Kazan flet për gjendjen e Dakut dhe alarmon stafin e

Mirlind Daku po i mungon Rubin Kazanit për shkak dëmtimi. Sulmuesi që luan në Rusi nuk ia doli as t’i bashkohet Kombëtares për ndeshjet e marsit.

Trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakimov, ka folur disa ditë më parë për situatën e Dakut.

Dëmtimi është shumë i pakëndshëm. Mendoj se do të ketë nevojë për ndërhyrje të vogël. Do ta diskutojmë me doktorët”.

Trajneri i Rubin Kazan, u pyet po ashtu sot nëse ka një kohë për rikthimin e tij.

Ka punuar individualisht. Ta shikojmë si do të rikuperohet. Luan gjithashtu me ilaçe kundër dhimbjeve. Të gjithë kanë një dëshirë. Të shikojmë çfarë do të ndodhë”, u shpreh 60-vjeçari.

Mirlind Daku ka realizuar 11 gola në këtë sezon.

Ai nuk u grumbullua nga kombëtarja për ndeshjet e marsit me Anglinë dhe Andorrën për shkak dëmtimi.

 

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare rashid rakimov trajneri i rubin kazan

Lini një Përgjigje