TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2025, 22:49

Arsenali bën detyrën në shtëpi, Saka rikthehet në fushë me gol

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali bën detyrën në shtëpi, Saka rikthehet në

Arsenali ka arritur të mposhtë Fulhamin në shtëpi me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 30 të Premier Ligës. Lajmi i mirë për “Topçinjtë” është rikthimi i Bukajo Saka që edhe shënoi.

Goli që zhbllokoi shifrat në këtë përballje u realizua nga Mikel Merino në pjesën e parë. Saka u inkuadrua në lojë në minutën e 66 dhe arriti të shënojë gol pas shtatë minutash.

Arsenali vijon të ndjekë Liverpoolin kryesues me 9 pikë më pak se ta momentalisht. Wolves ka mposhtur në shtëpi West Ham me shifrat 1-0 falë golit të Larsen në pjesën e parë.

“Ujqërit” pozicionohen në vendin e 17-të të Premier League, ndërsa West Ham një vend më sipër.

 

 

 

arsenal volves fulham premier liga

Lini një Përgjigje