TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2025, 20:00

Realizoi dopietë dhe dha 2 aisiste me Sivasporin, Rei Manaj zgjidhet në formacionin e javës në Turqi (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi dopietë dhe dha 2 aisiste me Sivasporin, Rei Manaj zgjidhet

Rei Manaj pas paraqitjeve pozitive dhe dopietës me Kombëtaren ka shkëlqyer edhe me Sivasporin në kampionat. Në duelin që skuadra turke fitoi 5-1 ndaj Adana Demirspor, lushnjari ishte më i miri në fushën e lojës.

Shqiptari shënoi dopietë për 4 minuta. Fillimisht gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 13 dhe në minutën e 17 dyfishoi shifrat për të tijtë. Por Manaj nuk u ndal me kaq, pasi asistoi 2 herë për shokët e tij, në minutën e 68 dhe në 76.

Paraqitje kjo që është vlerësuar me notën 10 nga “Soffascore”. Gjithashtu është padiskutim edhe në formacionin më të mirë të javës së 29 në kampionatin turk.

Realizoi dopietë dhe dha 2 aisiste me Sivasporin, Rei Manaj zgjidhet

rei manaj sulmuesi shqiptar sivaspor

Lini një Përgjigje