TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2025, 19:16

“Nuk jam unë problemi”, truproja i Mesit përjashtohet nga ndeshjet e MLS: Më lejoni ta ndihmoj, vendim i padrejtë

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk jam unë problemi”, truproja i Mesit përjashtohet nga

Truproja e Lionel Mesit, Jasin Çueko, është zhdukur nga vijat anësore të fushës gjatë ndeshjeve të MLS, ku ishte bërë një prani e zakonshme gjatë ndeshjeve ku luante argjentinasi. Ka qenë vetë ish-luftëtari i MMA ai i cili ka treguar se tashmë nuk lejohet më të jetë pranë fushës as në ndeshjet e MLS dhe as në ato ndërkombëtare që luan skuadra e Inter Majemit.

Nuk më lejojnë më të qendroj në fushë. Kam qenë në Europë për shtatë vite, duke punuar për Ligën 1 dhe Ligën e Kampioneve dhe vetëm 6 persona kanë bërë pushtim të fushës gjatë kësaj periudhe.

Mbërrita në SHBA dhe në 20 muaj punë, 16 njerëz kanë bërë pushtim fushe. Ka një problem shumë të madh këtu. Unë nuk jam problemi. Më lejoni të ndihmoj Mesin”, tha ai në një podkast.

Unë e dashuroj MLS-në dhe CONCACAF-in, por ne duhet të punojmë bashkë. Mua më pëlqen të ndihmoj, nuk jam më i mirë se askush, por kam shumë eksperiencë nga Europa. Është në rregull, e kuptoj vendimin, por mendoj se mund të bëjmë më mirë”, tha truproja të cilit i është ndaluar prania pranë pankinave, ku fokusi i tij i vetëm ishte Mesi.

Pikërisht aftësitë e tij për të ndalur pushtuesit e fushave, kanë bërë që të rritet rreziku për “sfidues” dhe kësisoj është marrë vendimi që asnjë prej truprojave personale të yjeve të futbollit të mos lejohej më në ambientet sportive.

jasin çeuko truproja i mesit

Lini një Përgjigje