TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2025, 16:55

Seria A dhe Bundesliga shfaqin interes për mesfushorin shqiptar, klubi belg kërkon çmimin e kripur për ta lënë të lirë

Shkruar nga Pamfleti

Seria A dhe Bundesliga shfaqin interes për mesfushorin shqiptar, klubi belg

Ardon Jashari është lojtari që shpërtheu këtë sezon me Klub Bryzh. Mesfushori shqiptar, tashmë është në radarët e disa klubeve europiane. Interes konkret është treguar në Serinë A dhe Gjermani.

“Calciomercato.it” raporton se Atalanta, Juventusi, Milani dhe Roma kanë një sy te Jashari. Për 23-vjeçarin, klubi belg është i gatshëm të heq dorë nëse ofrohet një shumë e kripur. Nga 30 deri në 35 milionë euro, janë mjaft shumë për skuadrat italiane që tregohen të kujdesshme.

Sigurisht që nuk mund të mungonte interesi dhe jashtë Italisë. Konkretisht në Bundesligë janë të interesuara dy klube të mëdha. Bëhet fjalë për Frankfurtin dhe Bajer Leverkusen.

Kontrata e mesfushorit, që ka debutuar me përfaqësuesen e Zvicrës, është e vlefshme deri në vitin 2029. Investimi prej 6 milionë eurosh i Klub Bryzh te Luzern, ka rezultuar i duhuri në verën e kaluar.

 

ardon jashari mesfushori shqiptar klub bryzh

Lini një Përgjigje