TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2025, 14:37

Milani zgjedh drejtorin e ri sportiv

Shkruar nga Pamfleti

Milani zgjedh drejtorin e ri sportiv

Milani duket se ka zgjedhur drejtorin e ri sportive. CEO Giorgio Furlani po takohet në Londër me ish-drejtuesin e Juventusit dhe Tottenhamit, Fabio Paratici, për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Paratici duket se ka fituar garën me Igli Taren dhe Tony D'Amico, që konsideroheshin si alternativa në javët e fundit.

Paratici, një ish-mesfushor, e filloi karrierën e tij menaxheriale në Sampdoria me Beppe Marotta, i cili gjithashtu e donte atë te Juventusi.

Më pas, në vitin 2018, me kalimin e Marottas te Interi, Paratici fillimisht mori rolin e drejtorit sportiv dhe më pas atë të CEO-së te 'Zonja e Vjetër'. Ndarja nga bardhezinjtë u bë në maj të vitit 2021.

Paratici, i cili më pas mori rolin e menaxherit të përgjithshëm të Tottenhamit, aktualisht është i ndaluar deri më 20 korrik 2025 për shkak të hetimit të fitimeve kapitale që përfshinë Juventusin (Gjykata Federale e Apelit FIGC e ndaloi atë për 30 muaj).

Tani, pas zgjidhjes me Spurs në prill 2023, mundësia për t'u rikthyer në punë në Itali do të varet nga ai që ta rikthejë Milanin në nivele të larta pas një sezoni katastrofik.

 

Lini një Përgjigje