TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2025, 19:46

Hidhet shorti për Euro U-17/ Shqipëria në grup me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë

Shkruar nga Pamfleti

Hidhet shorti për Euro U-17/ Shqipëria në grup me Francën,

Kombëtarja shqiptare U-17 ka mësuar kundërshtarët e grupit, për Europianin që do të mbahet në Shqipëri.

Kuqezinjtë janë vendosur në grup me kombëtare të mëdha si Franca, Gjermania dhe Portugalia.

Në grupin B, janë Italia, Belgjika, Anglia dhe Çekia. Shorti u hodh në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë.

Turneu madhor që do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 Maji deri më 1 Qershor, do të mirëpresë tetë ekipet kombëtare U-17 më të mira të Europës.

Grupi A: Shqipëria, Franca, Gjermania, Portugalia.

Grupi B: Italia, Belgjika, Anglia, Çekia.

Këtë fundjave një delegacion i UEFA-s vizitoi stadiumet, terrenet stërvitore dhe hotelet që do të presin ekipet pjesëmarrëse gjatë muajit maj. Ditën e shtunë, delegacioni vlerësoi punimet e kryera në stadiumet “Niko Dovana” dhe “Arena Egnatia”, si dhe fushat stërvitore në Lushnje dhe Shijak. Po ashtu, u inspektuan hotelet që do të presin ekipet dhe arbitrat.

Të dielën, inspektimet vijuan në “Arenën Kombëtare” dhe “Elbasan Arena”, si dhe terrenet stërvitore, “Selman Stërmasi”, kompleksin “Skënder Halili” dhe fushën e Repartit RENEA. Delegacioni do të vizitojë gjithashtu hotelin ku do të akomodohet ekipi i UEFA-s në maj.

 

Lini një Përgjigje