TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2025, 18:05

“Sylvinho është shqiptarizuar”, Artan Hoxha tregon pse nuk aktivizohet Ernest Muçi

Shkruar nga Pamfleti

“Sylvinho është shqiptarizuar”, Artan Hoxha tregon pse nuk

Gazetari Artan Hoxha ka analizuar dy ndeshjet e fundit të kKombëtares. Duke folur mbi ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën, Hoxha u ndal edhe te trajneri Sylvinho, teksa tha se ai nuk po guxon më si më parë kur erdhi te Shqipëria ndërsa tha se trajneri i Kombëtares është shqiptarizuar.

“Atë guxim që Silvinjo e kishte dikur nuk e shoh më. Tani është shqiptarizuar dhe mendon të mos hajë më shumë gola. Silvinjo është bërë shqiptar në ide, e ka kuptuar atë që duam ne dhe atë po bën. Kur erdhi në fillim, Silvinjo guxoi,” tha Hoxha në emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania”.

Mosaktivizimi i Ernest Muçit?

Pjesë e debatit u bë dhe mosaktivizimi në Kombëtare i talentit të Besiktash, Ernest Muçi. Kur të ftuarit dhe moderatori i kërkuan mendim se pse nuk luan Ernest Muçi, Hoxha i la të habitur të gjithë, duke thënë se për të luajtur Muçi në Kombëtare, i duhet që të ndryshojë menaxherin.

Lini një Përgjigje