
Tragjedi në futbollin grek, 21-vjeçari pëson kolaps në fushë dhe humb jetën në spital
Një tragjedi është regjistruar ditën e sotme futbollin grek, pasi ka humbur jetën futbollisti 21-vjeçar i Atromitos Piraeus, Aleks Bangse.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi zyrtar, teksa bëhet me dije se gjatë pjesës së parë të ndeshjes të së shtunës kundër Ikaros Kalitea i riu ndjeu dhimbje dhe u rrëzua në
dhomat e zhveshjes.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekëve të skuadrave të cilët tentuan ta risjellin në jetë, ndërsa u përdor edhe një defibrilator.
Futbollisti 21-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë, me puls ende por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për rreth një orë, ai nuk mundi të mbijetonte, duke humbur kështu jetën.
Lini një Përgjigje