TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2025, 20:02

Interi nuk fal, zikaltërit mposhtin Udinezen dhe vazhdon rrugën drejt titullit të dytë radhazi

Shkruar nga Pamfleti

Interi nuk fal, zikaltërit mposhtin Udinezen dhe vazhdon rrugën drejt

Interi ka fituar 2-1 ndaj Udinezes në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 30 në Serinë A. Një aksion i bukur i zikaltërve, Federico Dimarko asistoi për Marko Arnautoviç, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë brenda zonës në minutën e 12.

Në minutën e 28, Dimarko asistoi sërish, por këtë herë për Davide Fratezi, i cili shënoi golin e dytë për zikaltrit. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për të zotët e shtëpisë.

Në minutën e 71, Omar Solet shënoo një gol shumë të bukur për Udinezen duke zënë në befasi zikaltrit. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, Interi fiton 2-1.

Pas kësaj fitoreje, Interi kryeson me 67 pikë, momentalisht 6 pikë më shumë se Napoli, i cili përballet në mbrëmje me Milanin. Duhet përmendur fakti që Simone Inzagi u ndëshkua me karton të kuq. Përsa i përket mesufshorit të Shqipërisë, Kristjan Asllani, ai aktivizua në minutën e 64 në vend të Çalhanoglu dhe në minutat shtesë u ndëshkua me karton të verdhë për një faull.

inter udineze seria a

Lini një Përgjigje