TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2025, 17:51

Dortmundit do i duhen 3 stadiume, tifozët gjermanë kërkojnë 300 mijë bileta për ndeshjen me Barcelonën në Champions

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundit do i duhen 3 stadiume, tifozët gjermanë kërkojnë

Borusia e Dormtundit ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve për të dytin vit radhazi dhe shpreson që të përsëritë mrekullinë e një edicioni më parë kur shkoi deri në finale. Për ta bërë këtë do t’i duhet një tjetër mrekulli në “Signal Iduna Park”, pasi kundërshtar këtë herë ka Barcelonën. 
 
Atmosfera e zjarrtë në stadium nuk do të mungojë, pasi impianti që mban 81365 vende për tifozët, do të jetë i mbushur. Tifozët e Borusias njihen si ndër të zjarrtit në Gjermani dhe dëshira për të parë skuadrën edhe një herë protagoniste në Champions i ka shtyrë të gjithë që të kërkojnë të jenë të pranishëm në impiant për sfidën ndaj katalanasve. 

Ka qenë vetë klubi i cili ka bërë të ditur se për ndeshjen kundër Barcelonës, ka marrë mbi 300 mijë kërkesa për bileta. Një shifër e jashtëzakonshme duke menduar se është vetëm çerekfinalja e turneut, edhe pse në fakt luhet ndaj një prej skuadrave pretendente për ta fituar trofeun. Për të zgjidhur gjithçka, një pjesë e biletave për ndeshjen do të hidhen me short, pasi është e pamundur për të kënaqur të gjithë mbështetësit e skuadrës në qytet, për të cilët nuk do mjaftonin as tre stadiume sa “Signal Iduna Park”. 
 
 

borusia e dortmundit tifozët gjermanë champions league

Lini një Përgjigje