TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2025, 16:43

Aston Vila mposht pastër Prestonin, bëhet ekipi i tretë që pret biletën në gjysmëfinalen e FA Cup

Shkruar nga Pamfleti

Aston Vila mposht pastër Prestonin, bëhet ekipi i tretë që

Pas Kristal Palas dhe Notingem Forest, Aston Vila është ekipi i tretë që siguron “biletën” për në gjysmëfinalet e FA Cup. Ekipi i drejtuar nga Unai Emeri triumfoi në transfertë 0-3 ndaj Prestonit, ekip që luan në Championship. 

Pjesa e parë e takimit u mbyll 0-0. Goli i parë i avantazhit për Aston Vilën erdhi në minutën e 58, pas një aksioni të gjatë, Lukas Dinje asistoi bukur për Rashford, i cili dërgoi topin në rrjetë. Pesë minuta më vonë, Rashford realizoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. 

Fitoren e vulosi Jakob Ramsej me golin e tij të bukur në minutën e 70. Në orën 17:30, do të përcaktohet edhe gjysmëfinalisti i fundit mes Bërnmuthit dhe Mançester Sitit. 
 

aston vila preston fa cup

Lini një Përgjigje