
Roma e drejtuar nga Klaudio Ranieri ka marrë fitoren e radhës në Serinë A. Verdhekuqtë kanë fituar në transfertë 0-1 ndaj Leçes, në ndeshjen e javës së 30 në Serinë A.
Pjesa e parë u mbyllë në barazim pa gola. Kryeqytetasit shënuan fillimisht me Mançinin në minutën e 68, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Goli i fitores erdhi 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt me anë të Artem Dovbik.
Pas kësaj fitoreje, Roma ngjitet në vendin e 6 me 52 pikë, 4 pikë larg vendit të katërt që të kualifikon për në Champions League, ndërsa Leçe mbetet në vendin e 16 me 25 pikë.
Vlen për t’u përmendur që Ylber Ramadani zhvlloi një ndeshje shumë të mirë sonte dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për të dy ekipet, ndërsa Medon Berisha u aktivizua në minutën e 72.
Lini një Përgjigje