TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Mars 2025, 22:09

Mesfushori shqiptar realizon golin e 3 sezonal, 28-vjeçari fundos skuadrën e Cikalleshit

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar realizon golin e 3 sezonal, 28-vjeçari fundos

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Florian Loshaj, gjeti rrugën e rrjetës me fanelën e Istanbulsporit, në triumfin 0-2 ndaj Adanasporit të Cikalleshit dhe Çekiçit.

28-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 67, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Ky ishte goli i tretë në kampionat për Loshajn, ndërkohë që për skuadrën e Adanasporit ishte disfata e tretë radhazi. 

Me vetëm 27 pikë në 31 javë dhe vendi i parafundit në renditje, mbijetesa për ekipin e dy futbollistëve shqiptarë, kthehet në një mision të pamundur. 

florian loshaj mesfushori shqiptar adanaspor

Lini një Përgjigje