
Janë luajtur sot dy nga çerekfinalet e vlefshme për FA Cup, ku janë përcaktuar dhe dy ekipet e para gjysmëfinaliste. Në “Craven Cottage“ në Londër, Fulhami u mund 0-3 në shtëpi nga Kristal Palas.
Miqtë shënuan dy gola brenda 4 minutave në pjesën e parë, fillimisht me Ebereshi Eze në minutën e 34 dhe 4 minuta më vonë me Ismaila Sarr. Goli i tretë u shënua në minutën e 75 me Edi Nketiah.
Në sfidën tjetër, mes Brajtonit dhe Notingam Forest, ndryshe nga e para, munguan golat. Koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash u mbyllën në barazim të bardhë.
Kualifikimin për në gjysmëfinale e vendosi “ruleta ruse”, aty ku miqtë e Notingamit u treguan më të saktë. Nesër do të përcaktohen dhe dy gjysmëfinalistet e tjera. Preston-Aston Vila dhe Bërnmuth-Mançester Siti, janë dy çiftet e fundit.
Lini një Përgjigje