
Drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, është i bindur që Çabi Alonso do vazhdojë të qendrojë në krye të “Aspirinave” të paktën dhe për sezonin që vjen.
Në një prononcim për mediat gjermane, Rolfes ka hedhur poshtë zërat që e lidhnin Alonson me Realin e Madridit për sezonin e ri, duke thënë se spanjolli do të vazhdojë të qendrojë deri në fund të kontratës te Leverkuseni.
“Çabi Alonso do të qendrojë. Ai më ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me zërat që e lidhin me Realin. Ai ka një kontratë me ne dhe do të qendrojë deri në fund të saj”, tha Rofles.
Kontrata e Çabi Alonsos me Leverkusenin skadon në verën e vitit 2026, në të njëjtën kohë skadon dhe kontrata e Ançelotit me Realin e Madridit. Ajo që mund të thuhet me siguri është se Alonso do të vazhdojë të drejtojë Leverkusenin dhe për sezonin e ri, pastaj në qershor të vitit 2026 kur i mbaron kontrata, mbetet për t’u parë çfarë do vendosë spanjolli.
Lini një Përgjigje