
Bajerni i Mynihut ka fituar 3-2 ndaj St.Paulit në “Allianz Arena” në ndeshjen e vlefshme për javën e 27 në Bundesligë. Bavarezët shënuan të parët në minutën e 16, ku Jamal Musiala përfitoi nga një gabim fatal i miqve, Majkëll Olize asistoi bukur për Herri Kejn dhe anglezi dërgoi topin në rrjetë.
Ky është një gol me rëndësi të veçantë për Kejn, pasi St.Pauli ishte ekipi i vetëm që anglezi nuk i kishte shënuar dot që kur u transferua te Bajerni. Ai tani ka shënuar kundër 19 skuadrave të Bundesligës me të cilat është përballur me Bajernin deri më tani.
Miqtë barazuan shifrat në minutën e 25 me Elias Sad, i cili konkretizoi me gol një aksion të gjatë të miqve.
Në fillim të pjesës së dytë, bavarezët gjetën golin e avantazhit me Leroi Sane, i cili shënoi pas një topi të bukur të marrë nga Olize, asisti i dytë për francezin sot.
Goli i tretë erdhi në minutën e 70- sërish me Leroi Sane. Në fund të ndeshjes, St. Pauli shënoi dhe golin e dytë. Me këtë fitore, Bajerni e çon sërish në 6 pikë diferencën me Leverkusenin.
Tri pikë shkuan edhe për Mënshengladbah, që falë golit të Plea mposhti 1-0 Lajpcigun. Bremen me Daksh, Agur dhe Grull fitoi 0-3 në Kiel kundër Holstein. Surprizë në Volfsburg, me Hajdenhaim që fitoi 0-1 me golin e Pieringer.
Lini një Përgjigje