TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Mars 2025, 16:40

“E kemi në kokë, duhet të shkojmë në Botëror”, Asani tregon bisedën e lojtarëve para ndeshjeve: Rri pa gjumë kur bëj një gabim në kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

“E kemi në kokë, duhet të shkojmë në

Jasir Asani ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, atje ku ka folur sa i përket Kombëtares, por edhe gjithçkaje tjetër që është diskutuar në kohët e fundit në lidhje me performancat e tij.

Futbollisti i Shqipërisë ka treguar se të njëjtin pasion që e ndajnë tifozët për të shkuar në Botëror, e kanë edhe lojtarët kuqezi.

Kombëtarja si emocion filloi një muaj para për ne. Unë kur gaboj te Kombëtarja, rri pa gjumë, mendoj ku gabova, pse gabova dhe si duhej ta bëja më mirë. Kur vijmë në Kombëtare, ne rrimë të gjithë bashkë si futbollistë, pa asnjë ndasi. Çdo stërvitje ne flasim bashkë, si është më e mira për të gjithë ne. Ëndrra jonë është vetëm Botërori, e kemi futur të gjithë në kokë që duhet të japim shpirtin në fushë vetëm të shkojmë në atë Botëror.

Do ta bëjmë prapë sepse kemi shumë kualitet si ekip, kemi një trajner shumë të mirë dhe presidenti na ka qendruar afër, ne na takon të mendojmë vetëm për futbollin.

Gjatë bisedave flasim vetëm për këtë gjë, për Botërorin, si do të shkojmë atje dhe sesi duhet të paraqitemi në ndeshje, si mund të fitojmë. Flasim për çdo gjë sesi të dalim fitues. E kemi të gjithë në mendje, jo vetëm tifozët, por edhe ne si lojtarë. Vetëm i lutemi Zotit të mos kemi asnjë dëmtim në Kombëtare dhe do ta bëjmë ëndrrën realitet”, tha Asani.

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje