
Atletiko e Madridit ka barazuar në transfertë përballë Espanjolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 të LaLiga. Sfida e zhvilluar në “RCDE Stadium”, përfundoi me rezultatin 1-1.
Golin për “Los Kolçoneros” e shënoi Azpilikueta në minutën e 38. Ndërkohë që për Espanjolin rrjetën e tundi Puado në minutën e 71. Ky i fundit ktheu në gol një penallti.
Vlen të përmendet që titullar në këtë ndeshje për Espanjolin ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Ai zhvilloi një ndeshje të mirë duke qendruar 90 minuta në fushë.
Me këtë barazim, Atletiko shkon në kuotën e 57 pikëve dhe mbetet në vendin e 3, duke u larguar me luftën për titullin kampion. Në krahun tjetër, me 29 pikë Espanjoli mban vendin e 15.
Lini një Përgjigje