TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Mars 2025, 19:39

"Kam gërhitur kokainë nga ndenjëset e tualeteve", rrëfimi prekës i Pol Gaskonj: Tani jap shfaqje se kam mbetur pa para

Shkruar nga Pamfleti

"Kam gërhitur kokainë nga ndenjëset e tualeteve",

Në njërin prej kapanoneve të “Lostock Hall Conservative Club”, Pol Gaskonj pranon se falë jetës së shthurur që ka bërë tashmë nuk i ka mbetur asgjë.

Kur isha i vogël nuk kisha para, ashtu siç nuk kam edhe tani. Jo më kot mbaj këto shfaqje”. Rrëfimi është i legjendës britanike të futbollit, i cili përballë një publiku që kishte paguar për të qenë në sallë, pranon vështirësinë në të cilën ndodhet.

Ai la shtëpinë e tij në Bërnmuth dhe udhëtoi gati 300 kilometra deri në Preston ku mbajti edhe shfaqjen e parë, e cila ishte një rrëfim rreth jetës së tij.

Kam gërhitur kokainë në ndenjëset e tualeteve, kam ndryshuar skuadra sa klubet e natës në një ditë”, tregon lojtari më i talentuar i Anglisë, i cili arriti që të grumbullonte në natën e parë plot 200 kuriozë, të cilët kishin paguar për të dëgjuar detaje nga jeta e Pol Gaskonj.

pol gaskonj legjenda e futbollit britanik

Lini një Përgjigje