
Drilon Hazrollaj është zyrtarisht lojtar i Rapidit të Bukureshtit. Për këtë lëvizje të bujshme nga Malisheva, nuk është pritur fundi i sezonit.
Klubi rumun e ka prezantuar 21-vjeçarin me kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Po ashtu qendron opsioni i zgjatjes edhe për një vit tjetër.
Hazrollaj ishte ndër lojtarët më të spikatur të Malishevës në Superligën e Kosovës, që po bën mjaft mirë në dy sezonet e fundit. Sulmuesi anësor ka luajtur për Kosovën U-21, teksa është përfolur edhe një kalim i mundshëm te Kombëtarja shqiptare.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Rapidit, një klub me histori dhe tifozë të jashtëzakonshëm. Do të jap gjithçka për skuadrën. Pres me padurim të luaj për këta tifozë fantastikë. Shpresoj t’u jap shumë momente gëzimi”, u shpreh Hazrollaj në fjalët e tij të para.
Te Rapidi i Bukureshtit, më parë kanë pasur sukses lojtarë si Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje