TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Mars 2025, 20:00

Fitore me “aromë” Champions, Tudor e nis me këmbën e mbarë aventurën te Juventusi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Fitore me “aromë” Champions, Tudor e nis me këmbën e

Igor Tudor e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën te Juventusi. Në ndeshjen e tij të parë në krye të stolit, bardhezinjtë fituan në “Allianz Stadium” 1-0 ndaj Xhenoas, ndeshjen e vlefshme për javën e 30 të Serisë A.

Golin e vetëm të takimit e shënoi turku Kenan Jilldiz në minutën e 25. Pas topit të marrë nga një rivënie anësore, Jilldiz depërtoi bukur në krah dhe shënoi një gol shumë të bukur.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi mbetet në vendin e 5 me 55 pikë, një pikë më pak se Bolonja e vendit të katërt, e cila ka një ndeshje më pak. Në krahun tjetër me 35 pikë të grumbulluara, Xhenoa mban vendin e 12.

 Synimi i bardhezinjve është piëkrisht vendi i katërt, që i dërgon në Champions sezonin e ri. Tudor do të jetë trajneri i Juventusit deri në fund të sezonit, pastaj mbetet për t’u parë nëse drejtuesit bardhezi do të ndryshojnë mendim për kroatin.



juventus xhenoa seria a

Lini një Përgjigje