
Vedat Muriqi ka shënuar 7 gola në La Liga këtë sezon me Majorkën dhe ka dhënë dy asiste. Sulmuesi “dardan” është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin spanjoll, gjë që e tregoi edhe sezonin e kaluar ku ishte vendimtar me golat e tij për të siguruar qendrimin në elitë.
Në një intervistë të fundit për “Esports IB3”, Muriqi ka shprehur haptazi pakënaqësinë ndaj drejtuesve të klubit të Majorkës, pasi ka kërkuar rinovimin, por ende nuk ka marrë një përgjigje prej tyre dhe këtë gjë sulmuesi “dardan” e konsideron si një ofendim të madh.
“Unë kam propozuar rinovimin e kontratës rreth 6 muaj më parë, por ata s’më anë kthyer asnjë përgjigje. Është turp. Unë dua të bëhem një legjendë e klubit, por për këtë më duhet një kontratë afatgjatë”, tha Muriqi.
Lini një Përgjigje