TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Mars 2025, 20:59

Ernest Muçi bën protagonistin, Beshiktashi fiton derbin e madh të Turqisë dhe i bën super nder Murinjos

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi bën protagonistin, Beshiktashi fiton derbin e madh

Beshiktashi ka fituar 2-1 derbin e madh të Stambollit kundër Gallatasarajit. Vendasit gjetën avantazhin me golin e Rafa Silva në minutën e 23, ndërsa miqtë barazuan shifrat me supergolin e Lukas Torreira në fund të pjesës së parë.

Për Beshiktashi e nisën ndeshjen titullarë dhe sy shqiptarët, Milot Rashica dhe Ernest Muçi. Djaloshi kuqezi ishte protagonist në pjesën e parë, në dy raste. Në minutën e 37, Muçi shënoi një gol shumë të bukur, por festa e tij u prish nga ndërhyrja e arbitrit që e anuloi për pozicion jashtë loje të njërit prej lojtarëve të Beshiktashit.

Një minutë më parë, Muçi mori një top të bukur dhe kur po i drejtohej i vetëm portës, u pengua nga kundërshtari. Arbitri ndëshkoi me karton të verdhë Frankovskin, por ndërhyri VAR dhe i kërkoi arbitrit të rishikonte vendimin, duke qenë lojtari i fundit u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Goli i fitores për vendasit erdhi në minutën e 65 me Gedson Fernandes. Ernest Muçi luajti për 65 minuta këtë takim, duke bërë një ndeshje shumë të mirë. Milot Rashica po ashtu bëri një perfomancë të mirë. Mesfushori “dardan“ u ndëshkua në minutat e fundit me karton të verdhë. Në fund të ndeshjes, Semih Kiliçsoj që zëvendësoi Muçin, u ndëshkua me karton të kuq. Përfundimisht, Beshiktashi fitoi 2-1.

Fitorja e Beshiktashit gëzon dhe Fenerbahçen e drejtuar nga Murinjo, e cila në rast se fiton nesër shkurton diferencën me Gallatasarajin e vendit të parë në 3 pikë. Beshiktashi mbetet në vendin e 4 me 47 pikë.

beshiktash gallatasaraji ernest muçi

Lini një Përgjigje