TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2025, 16:22

“Dashurisë” mes Tomas Myler dhe Bajernit i vjen fundi, gjermani largohet nga bavarezët pas 17 vitesh

Shkruar nga Pamfleti

“Dashurisë” mes Tomas Myler dhe Bajernit i vjen fundi, gjermani

“Dashurisë” disa vjeçare mes Tomas Myler dhe Bajernit  të Mynihut duket se po i vjen fundit. Sulmuesi me shumë gjasa do të largohet nga bavarezët në fund të këtij sezoni, periudhë kur i përfundon edhe kontrata. 

Deri në këto momente ende nuk ka një ofertë për rinovim nga ana e klubit, gjë e cila lë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre është drejt fundit. Siç dihet prej 17 vitesh, Myller është pjesë e bavarezëve, teksa ka dalë nga akademia e Bajernit. 

35-vjeçari nëse largohet përfundimisht nga ekipi i Vinsent Kompani , ikën si një futbollist i lirë. Për momentin nga ana e gjermanit nuk është folur ende për pensionim dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm dhe se ku do të jetë destinacioni i ardhshëm i gjermanit. 


 

tomas myler sulmuesi gjerman bajerni i mynihut

Lini një Përgjigje