TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2025, 16:00

“Kam punuar në heshtje për t’u kthyer titullar”, Ylber Ramadani: Ja çfarë na mungon te Leçe

Shkruar nga Pamfleti

“Kam punuar në heshtje për t’u kthyer titullar”,

Leçe pësoi disfatë 1-0 nga Roma në shtëpi, në ndeshjen e Serisë A. Në këtë takim, titullar për  vendasit në “Via dell Mare” ishte edhe mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani. Ramadani dha mendimin e tij për sfidën, menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit, ndërsa u ndal edhe tek aspekti personal. 

Si ju duk ndeshja? 

Ishte një ndeshje e vështirë, u përpoqëm të luanim nga mbrojtja, por ata hodhën disa topa të rrezikshëm në thellësi. Krijuam disa raste për të shënuar, bëmë një paraqitje të mirë, por nuk u shpërblyem në rezultat”. 

Si ndihesh pas rikthimit titullar? 

Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për mua, kam punuar në heshtje. Kisha një problem me shpinën, tani ndihem më mirë dhe mendoj vetëm për të arritur rezultate pozitive me Leçe. 

A ishte faull ndaj Bashirotos? 

Të gjithë protestuam, arbitri më tha se e kishin parë shumë qartë me VAR rastin. Bashiroto thotë se ishte faull. 

Tani duhet të dalë në pah rëndësia e liderëve… 

Na kanë mbetur edhe 8 ndeshje. Pavarësisht se kush luan, duhet të qendrojmë të bashkuar. Duhet të kemi shpirtin e duhur. Edhe vitin e kaluar ishim në vështirësi, por qendruam të bashkuar. Nuk duam ta lëshojmë mbijetesën në Serinë A nga duart. Që nga ndeshja me Venecian nuk duhet të flasim, vetëm të përqendrohemi në fushë dhe të marrim rezultatet e duhura. 

Çfarë i mungon Leçes? 

Duhet të jemi më agresivë para portës. Duhet ta mbushim më shumë zonën kundërshtare për të shënuar. Kjo na mungon. 

Nuk ju ka munguar mbështetja e tifozëve… 

Çdo ndeshje krijojnë një atmosferë fantastike. Duhet të fitojmë për ta. Është normale që nuk janë të kënaqur kur nuk marrim rezultat pozitiv, por do të japim gjithçka për të siguruar mbijetesën. 
 
 

ylber ramadani mesfushori shqiptar leçe

Lini një Përgjigje