
Kristian Shpendi është rikthyer te goli me Çezenën, pasi nuk shënonte në 12 ndeshjet e fundit ku është aktivizuar. Sulmuesi shqiptar shënoi në pjesën e dytë, ndërsa skuadra e tij po humbet 1-2 përballë Juve Stabias.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 31 në Serinë B dhe goli i Shpendit futi sërish në lojë skuadrën e tij.
Ftesa nga Silvinjo ka munguar dhe pse Shpendi është një nga golashënuesit më të mirë në Serinë B.
21-vjeçari po shkëlqen këtë sezon në Serinë B. Në 29 ndeshje me fanelën e Çe, Shpendi ka shënuar plot 12 gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Lini një Përgjigje