TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2025, 17:06

Humbja e dytë radhazi për Atalantën, Fiorentina nxjerr bergamaskët nga gara për titull dhe shpreson te Europa

Shkruar nga Pamfleti

Humbja e dytë radhazi për Atalantën, Fiorentina nxjerr

Fiorentina ka mposhtur 1-0 Atalantën në “Artemio Franchi”, ndeshje e vlefshme për javën e 30 në Serinë A. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Moise Kin në fund të pjesës së parë. 

Sulmuesi përfitoi nga një gabim i Isak Hien në mesin e fushës, mori topin i vetëm dhe e dërgoi në rrjetë duke zënë në befasi bergamaskët. Ky është goli i 21 për Moise Kin për këtë sezon me fanelën e Fiorentinës në të gjitha kompeticionet, ndërsa i 16 për të në Serinë A. Ky është padyshim sezoni më i mirë në karrierë për 25-vjeçarin, që me këtë formë që po kalon do i ketë bërë pishman drejtuesit e Juventusit që e nxorrën në shitje verën e kaluar. 

Më këtë fitore të Fiorentinës, mund të themi që Atalanta mbetet përfundimisht jashtë garës për titull dhe tani do kërkojë të sigurojë “biletën” për në Champions për sezonin e ri. Në anën tjetër, klubi vjollcë renditet në vendin e shtatë me 51 pikë dhe të kërkojë të arrijë një vend për Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. 
 
 

atalanta fiorentina seria a

Lini një Përgjigje