
Kilian Mbape ishte protagonist i fitores së Realit të Madridit kundër Leganés 3-2, në ndeshjen e luajtur në “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi francez shënoi dy nga tre golat e madrilenëve. I pari, nga penalltia, të cilën e gjuajti në stilin “Panenka”, ndërsa i dyti nga një goditje dënimi, që siguroi fitoren për Realin.
Goli i tretë i Realit të Madridit dhe i dyti i Mbape u festua në mënyrë të jashtëzakonshme në “Bernabeu”, por ishte një person aty, që e festoi me të vërtetë shumë: nëna e Mbape.
Fajza Lamari, nëna e sulmuesit francez, nuk hezitoi të ngrihej nga vendi i saj dhe të festonte golin e djalit. Një imazh që është bërë “viral” në rrjetet sociale.
TATA FAYZA AU STADEE ????????, sa réaction après le coup franc de kyky pitiéeeee !!! pic.twitter.com/jHRyr3JiiA
— nickii. (@nickiNchill) March 29, 2025
Lini një Përgjigje