TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2025, 18:23

Barcelona është e pandalshme, katalanasit “luajnë poker” me Xhironën dhe thellojnë diferencën në +3 me Realin

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona është e pandalshme, katalanasit “luajnë

Barcelona fiton 4-1 ndaj Xhironës dhe kryeson sërish +3 pikë nga Reali i Madridit i vendit të dytë. Përsa i përket takimit të sotëm, rezultati u zhbllokua në minutën e 43, falë një goditje dënimi nga Lamin Jamal, topi u devijua nga mbrojtësi i Xhironës, Ladislav Krejci, në portën e vetë. 

Me fillimin e pjesës së dytë, miqtë barazuan shifrat me golin e Arnaut Danjuma, pas asistit të Dalei Blind, i cili përfitoi nga një gabim i katalanasve. Xhirona e mbajti barazimin vetëm për pak minuta, pasi katalanasit kaluan sërish në avantazh falë Robert Levandovskit, polaku shënoi një gol të bukur pas asistit të Fermin Lopez. 

Në minutën e 75, Frenki De Jong tregoi aftësitë e tij pse është i pazëvendësueshëm te Barcelona, duke dhënë një assist fantastik për Levandovskin, i cili dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë. Në minutën e 85 ishte radha e Ferran Torres për të shënuar, pas asistit të Zherard Martin. Shifrat përfundimtare, Barcelona-Xhirona 4-1. 

barcelona xhirona la liga

Lini një Përgjigje