
Festë legjitime te Luftëtari pas barazimit pa gola në “finalen” e Kategorisë së Dytë ndaj Orikut. Skuadra e trajnerit Besmir Shabani, luante në këtë përballje për dy rezultate, duke ia dalë të arkivonte një barazim të artë.
Edhe pse me pikë të barabarta në renditje, dhe baraspeshë totale në dy përballjet direkte, golavarazhi +15 gola, bën që në Gjirokastër të nisë festa e rikthimit në Kategorinë e Parë. Gjithçka pritet të formalizohet javën e fundit, ku Luftëtari do të presë Shkumbinin, që vjen pa objektiv në këtë javë të fundit, ndërkohë që Oriku luan në transfertën e Memaliajt të vendit të fundit.
Kësisoj menjëherë pas ndeshjes, lojtarët e Luftëtarit, festuan me tifozët gjirokastritë të pranishëm në stadiumin e Orikut, këtë barazim të artë.
Në ndeshjet e Grupit A, si Iliria, ashtu edhe Luzi kanë fituar, përkatësisht ndaj Basanias dhe Besëlidhjes, duke bërë që skuadra e Fushë Krujës të jetë ende me një piëkë avantazh në kreun e renditjes. Iliria gjithashtu si Luftëtari tashmë duhet vetëm të ruajë këtë pozicion për t’u ngjitur më lart.
Lini një Përgjigje