TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2025, 20:25

Dortmundi kthehet te fitorja pas 2 humbjeve radhazi, verdhezinjtë janë ende larg Europës

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi kthehet te fitorja pas 2 humbjeve radhazi, verdhezinjtë janë

Pas dy humbjeve rresht, Dortmundi kthehet te fitorja në kampionat. Verdhezinjtë kanë mposhtur Maincin 3-1 në “Signal Iduna Park”, ndeshje e vlefshme për javën e 27 të Bundesligës. 

Serinë e golave e hapi Maksimilian Beier në minutën e 38 pas asistit të Adejemi. Emre Çn shënoi me kokë golin e dytë në minutën e 42 pas krosimit të Shloterbek. 

Beier shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Dortmundin në minutën e 70. Sulmuesi 22-vjeçar realizoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga i zakonshmi Shloterbek. Miqtë shënuan golin e nderit me Pol Nebel në minutën e 76. 

Pas kësaj fitoreje, Dortmundi renditet në vendin e 10 me 38 pikë, 4 pikë larg vendit të gjashtë, që të kualifikon për në Ligën e Konferencës dhe që aktualisht mbahet nga Lajpcigu. Pavarësisht humbjes së sotme, Mainci mbetet në vend të katërt, vend që të kualifikon në Champions League. 

Nga ana tjetër festoi edhe Unioni i Berlinit në transfertë, pasi mposhti 1-2 Frajburgun.

 

borusia e dortmundit mainc bundesliga

Lini një Përgjigje