
Myrto Uzuni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Austin FC po luan në transfertë përballë St.Luis Siti. Sfida e vlefshme për kampionatin amerikan të futbollit, MLS është momentalisht 0-1.
Ishte pikërisht Myrto Uzuni ai që ka shënuar golin e vetëm për të tijtë deri në këto momente. Pas një aksioni model dhe një pasimi të marrë nga shoku i ekipit, Bukari, sulmuesi i Kombëtares shqiptare dërgoi topin në fundin e rrjetës.
Këtë gol, “bomberi” beratas e gjeti në minutën e 34 të sfidës. Kjo është ndeshja e tij e 5 me Austin dhe hera e tretë që e nis ndeshjen që nga minuta e parë.
Duket se Kombëtarja kuqezi i ka sjellë fat Uzunit, i cili ndaj Anglisë luajti 90 minuta dhe kundër Andorrës 16 minuta, ku gjeti edhe golin e fundit. Një gol që i mungonte prej kohësh me Shqipërinë.
Lini një Përgjigje