TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2025, 22:06

Pikë jetike në transfertën e vështirë të Shkodrës, Vllaznia dhe Teuta kënaqen me barazimin

Shkruar nga Pamfleti

Pikë jetike në transfertën e vështirë të

Vllaznia dhe Teuta kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të Superiores. Sfida në “Loro Boriçi” u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0. 

Futboll mund të thuhet se u luajt vetëm në 25 minutat e fundit të ndeshjes, që u mbyll në minutën e 95. Kjo pasi raste interesante u regjistruan nga minuta e 70.

Episodi kulminant i ndeshjes ishte me Delajn në pjesën e dytë, që i vetëm përballë portierit nuk ia doli të shënonte. Fillimisht Ferataj akordoi faull dhe karton të kuq për portierin Vata, që sipas tij e ndali në mënyrë të parregullt.

Pas rishikimit me VAR, vendimi u ndryshua. Rasti në fjalë u konsiderua simulim i Delajt. Kështu ndeshja i dha nga 1 pikë secilës prej skuadrave.

Vllaznia mbetet në vendin e tretë, tashmë 2 pikë larg Dinamos. Teuta mban vendin e gjashtë, por vetëm me 1 pikë më tepër se zona e ftohtë.


 

vllaznia teuta abissnet superiore

Lini një Përgjigje