TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2025, 16:13

“Ishim më keq se autobusi”, Sokol Kushta kritika skuadrës së Sylvinhos: Me Anglinë ndeshja më e dobët e Kombëtares!

Shkruar nga Pamfleti

“Ishim më keq se autobusi”, Sokol Kushta kritika skuadrës
Legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta shprehu mendimin e tij për ndeshjet e Kombëtares në muajin mars, duke u ndalur te humbja e kuqezinjëve kundër Anglisë dhe fitorja ndaj Andorrës.

“Anglia, me ekipe si Shqipëria, zakonisht e mbyll ndeshjen që në pjesën e parë, siç e mbyllën edhe në kohën e Rejës te Kombëtarja, 5-0, dhe iu dha fund historisë aty. Ajo që mua nuk më pëlqeu pastaj ishte deklarata e Silvinjos, që ishte i gëzuar që nuk hëngrëm shumë gola. Pra, nëse ti thua ‘jam i lumtur që hëngrëm pak gola’, çfarë të presim nga lojtarët? Ata janë gëzuar se humbën 2-0, unë u hidhërova sepse nuk ishim dinjitozë. Mund të jetë ndeshja më e dobët e Kombëtares. Është mëkat të mos bësh dy pasime. Pjesa e parë ishte 87 me 13 në favor të Anglisë për sa i përket mbajtjes së topit, është skandal. Ne ishim më keq se autobuzi. Ne nuk u mbrojtëm me Anglinë, ne prishëm lojën e Anglisë, këtë bëmë. Ka ekipe që mbrohen, e kanë strategji dhe më pas kundërsulmojnë, ndërsa ne vetëm prishëm lojën e Anglisë”, tha Kushta në emisionin “Max Sport”, në “Euronews Albania”.

Situata me Armando Brojën

“Nuk dua të diskutoj Brojën në të majtë, në të djathtë apo në qendër, por gjithë ekipi duhet të ketë një strategji për Brojën, që të shërbehet me top të shpejtë, sepse Broja ka një sprint të madh. Broja nuk mund të luajë dot me pasa, jo ‘dha këtë pas’ apo ‘atë pas’. Broja është ai i ndeshjes me Anglinë, kur tre pasime i dhanë dhe u shkëput. Ti je ekip mesatar, që ekipet e mëdha të lënë lojë për kundërsulm. Broja nuk është kamarier, nuk është për të dhënë asist. Ai ka një aftësi. Ti më thua sa kemi marrë ne nga aftësitë e tij? Zero. Ti si trajner duhet t’i nxjerrësh më të mirën e tij”, tha Kushta.

Lini një Përgjigje