TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2025, 15:50

Mesfushori shqiptar realizon gol spektakolar, 15-vjeçari shkruan histori në Zvicër (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar realizon gol spektakolar, 15-vjeçari shkruan histori

Mesfushori Altin Azemi debutoi në moshën 15-vjeçare me ekipin e kategorisë së dytë zvicerane duke u aktivizuar në minutën e 88.

Në minutën e 94 Neuchatel Xamax fitoi goditje dënimi. Përgjegjësinë për të gjuajtur e mori përsipër pikërisht 15-vjeçari shqiptar. Ai shënoi gol të bukur në fitoren 6-2 ndaj Schaffhausenit për të shkruar histori në Challenge League e rrjedhimisht edhe në futbollin zviceran.

Altin Azemi është tregimi i ndeshjes të së hënës. 15-vjeçari u zëvendësua në minutën e 88 dhe bëri debutimin profesional. Lojtarit të Zvicrës U-16 nuk i është dashur kohë për nxehmje. Vetëm gjashtë minuta pas aktivizimit, ai mori topin për goditjen e dënimit. E dërgoi topin në rrjetë dhe festa ishte e zjarrtë. Pasi Azemi e hoqi fanelën e tij dhe e mbajti lart si Lionel Mesi, ai e mori kartonin e parë në debutim. Me 15 vjet, 11 muaj dhe 2 ditë, Azemi tani është golashënuesi më i ri në historinë e Challenge League. Ai kalon rekordin që mbante Valon Duzhmani për gati 19 vjet. Duzhmani, tani 35-vjeç shënoi për Kriensin në korrik të vitit 2006, kur i kishte 16 vjet, 5 muaj e 2 ditë”, shkruan media zvicerane, “bluewin.ch”.

Azemi ka dy zhvilluar 2 ndeshje për Zvicrën U-15 dhe nëntë të tjera për Zvicrën U-16. Për këtë të fundit ka realizuar dy gola. Në ligën e 17-vjeçarëve ka katër gola në 13 ndeshje këtë edicion. Ka dy ndeshjeedhe në ligën e 19-vjeçarëve në Zvicër.

 

 

altin azemi mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje