TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2025, 16:33

Statistikat që kanë ndryshuar te Tirana pas 8 vitesh, bardheblutë po aq pikë sa në sezonin e rënies nga Kategoria

Shkruar nga Pamfleti

Statistikat që kanë ndryshuar te Tirana pas 8 vitesh, bardheblutë

Tirana ka grumbulluar 32 pikë në 32 javë të luajtura, që e pozicionojnë të vetme në fundin e tabelës. Po aq pikë numëronte në të njëjtën kohë edhe në sezonin 2016-2017, kur bardheblutë ranë për herë të parë në histori rënien në Kategorinë e Parë.

Pas 32 javësh të luajtura, në vitin 2017, Tirana mbante vendin e tetë në Superiore. Numri i golave ka ndryshuar tërësisht nga ai sezon i errët.

Në të njëjtën kohë si tani, bardheblutë shënonin 12 gola më pak. Pika e dobët duket të jetë mbrojtja, pasi këtë sezon kanë pësuar 11 gola më tepër.

Tirana e këtij sezoni shquhet për barazimet e shumta. Plot 17. Në anën tjetër humbjet, por dhe fitoret, janë më të pakta se ato të sezonit 2016-2017 pas 32 javësh.

Renditja e sezonit 2016-2017 pas 32 javësh

Statistikat që kanë ndryshuar te Tirana pas 8 vitesh, bardheblutë

Renditja e sezonit aktual pas 32 javësh

Statistikat që kanë ndryshuar te Tirana pas 8 vitesh, bardheblutë

tirana skuadra bardheblu

Lini një Përgjigje