TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2025, 16:11

Myrto Uzuni përkrah Leo Mesit, sulmuesi shqiptar zgjidhet në ekipin e javës në MLS

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni përkrah Leo Mesit, sulmuesi shqiptar zgjidhet në ekipin e

Myrto Uzuni ka hapur llogarinë e golave të tij në SHBA duke ndihmuar Austin të fitonte 1-0 ndaj St. Luis në ndeshjen e kësaj jave në kampionatin e MLS.

Sulmuesi shqiptar ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë dhe se mund të jetë vendimtar me fanelën e kësaj skuadre, duke shpresuar që të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë sa më rregullisht në vijim. Kjo paraqitje e tij i ka siguruar për herë të parë praninë në ekipin e kësaj jave në MLS.

Sulmuesi shqiptar nuk ishte në formacionin titullar të kësaj përzgjedhje, por ishte vendosur në stolin e rezervave në ekipin me 20 lojtarë që zgjidhet çdo javë nga ekspertët e MLS. Një stol rezervash luksi, pasi përkrah Uzunit ishte edhe vetë Lionel Mesi.

Myrto Uzuni përkrah Leo Mesit, sulmuesi shqiptar zgjidhet në ekipin e

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare fc austin

Lini një Përgjigje