TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2025, 19:37

Evertoni luan nesër derbin me Liverpulin, skuadra angleze konfirmon gjendjen e Armando Brojës

Shkruar nga Pamfleti

Evertoni luan nesër derbin me Liverpulin, skuadra angleze konfirmon

Evertoni do të luajë nesër derbin me Liverpulin. Ndeshja e vlefshme për javën e 30 të Premier Ligës do të nisë në orën 21:00.

Armando Broja do të jetë i gatshëm në stadimin “Anfield Road”. Vetë klubi i Evertonit ka konfirmuar gjendjen e Brojës, para derbit të nesërm.

Kujtojmë se në herën e fundit me Evertonin, mori minuta si zëvendësues. Më pas te Kombëtarja u aktivizua nga stoli ndaj Anglisë, teksa me Andorrën u preferua si titullar.

Broja ka kaluar një periudhë të gjatë me dëmtime dhe i gjithë fokusi është te fitimi i minutave. Tek Evertoni është i huazuar nga Çelsi deri në fundin e sezonit.

 

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare everton

Lini një Përgjigje