TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2025, 15:50

Futbollisti i Shpresave i befason të gjithë në Greqi, realizon golin e pabesueshëm me goditje dënimi nga 75 metra (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti i Shpresave i befason të gjithë në Greqi, realizon

Elton Fikaj është një emër i cili i është bashkuar së fundmi rregullisht Kombëtares U-21 të Shqipërisë, duke treguar aftësitë e tij si një mbrojtës i majtë, pasi ka shkëlqyer me fanelën e ekipeve të moshave të Panathinaikosit.

Por në ndeshjen e fundit me ekipin e të rinjve të klubit grek, përballë Asteras Tripoli, 19-vjeçari Fikaj ka rënë në sy për një gol të jashtëzakonshëm, shumë të rrallë, pasi ka shënuar nga rreth 75 metra.

Mbrojtësi i majtë po ekzekutonte një goditje dënimi pranë zonës së tij kur pa portierin kundërshtar i cili doli më shumë se sa duhej. Kështu, mbrojtësi shkelmoi topin me forcë dhe i ndihmuar edhe nga hutimi i portierit të skuadrës kundërshtare, dërgoi topin në rrjetë nga një distancë e pabesueshme.

elton fikaj mbrojtësi i shpresave kampionati grek

Lini një Përgjigje