TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2024, 22:19

Shqipëria ngushton diferencën, Bajrami rihap takimin nga pika e penalltisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria ngushton diferencën, Bajrami rihap takimin nga pika e

Shqipëria ngushton diferencën. Bajrami tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 75.


Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Ukrainë është mbyllur me fitoren e miqve me rezultatin e pastër 0-2. 

Në minutën e 5, djemtë e drejtuar nga Silvinjo e panë veten në disavantazh. Gjuajtja e parë në portë solli golin e miqve! Pas një topi të kthyer nga mbrojtja, Zinçenko i vetëm tund rrjetën.


5 minuta më vonë, tanët pësuan edhe golin e dytë. Këtë herë ishte Jaremçuk, i cili shtyu topin lehtësisht në rrjetë.


Me këtë humbje, Shqipëria zbret në vendin e fundit në grup me 7 pikë. Grupi kryesohet nga Çekia me 11 pikë, e ndjekur nga Ukraina në vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Gjeorgjia dhe Shqipëria renditen në vendin e fundit me 7 pikë.

Në 7 duelet direkte mes tyre, 5 janë fituar nga Ukraina, me Shqipërinë që ia ka dalë vetëm në një rast të sigurojë fitoren, teksa në një tjetër sfidë gjithçka është mbyllur në barazim.


Fitorja e parë dhe e vetme deri tani e skuadrës sonë është para dy muajsh, ku kuqezinjtë triumfuan 2-1 ndaj ukrainasve në transfertë, takim i vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë përballë ukrainasve kanë pësuar 15 gola, ndërsa kanë mundur të shënojnë vetëm 6. Statistika këto që tregojnë se Kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo nuk ka rrugë tjetër veçse fitores.

Përveç ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës, një sy është në Çeki pasi vendasit presin Gjeorgjinë. 45 minutat e para të këtij takimi janë mbyllur me fitoren e çekëve me rezultatin e pastër 2-0.

Lini një Përgjigje