
Përveç atmosferës mjaft pozitive në “Air Albania” për ndeshjen ndaj Ukrainës, jo gjithçka ka shkuar si duhet. Sipas asaj që shihet në video, “Tifozët Kuq e Zi” janë përplasur me një nga personat e sigurisë, duke bërë të detyrueshme ndërhyrjen e policisë.
Në stadium për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, janë 21 mijë tifozë. Kjo sfidë është e fundit për këtë sezon në këtë kompeticion.
Pjesa e parë e ndeshjes së fundit të grupit B1 në Ligën e Kombeve është mbyllur me rezultatin e pastër 0-2 për Ukrainën.
Në minutën e 5, djemtë e drejtuar nga Silvinjo e panë veten në disavantazh. Gjuajtja e parë në portë solli golin e miqve! Pas një topi të kthyer nga mbrojtja, Zinçenko i vetëm tund rrjetën.
5 minuta më vonë, tanët pësuan edhe golin e dytë. Këtë herë ishte Jaremçuk, i cili shtyu topin lehtësisht në rrjetë.
Me këtë humbje, Shqipëria zbret në vendin e fundit në grup me 7 pikë. Grupi kryesohet nga Çekia me 11 pikë, e ndjekur nga Ukraina në vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Gjeorgjia dhe Shqipëria renditen në vendin e fundit me 7 pikë.
Lini një Përgjigje