TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2024, 20:47

Starton “finalja” në ‘Air Albania’, Shqipëria e dënuar vetëm për 3 pikët; kuqezinjtë me një sy edhe në Çeki

Shkruar nga Pamfleti

Starton “finalja” në ‘Air Albania’, Shqipëria

Starton “finalja” Shqipëri-Ukrainë në “Air Albania”, e cila njëkohësisht është edhe sfida e fundit e Ligës së Kombeve.

Një sfidë shumë e rëndësishme për vendin e parë në grupi B1, ku përballë njëra-tjetrës vihen 2 skuadrat që kanë vetëm 2 pikë diferencë mes tyre. Në fakt për kuqezinjtë e Silvinjos 3 pikët janë “jetike” për të vendosur fatet e tyre.

Kombëtarja jonë nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë një rivali ndaj të cilit kanë kundër edhe statistikat. Në 7 duelet direkte mes tyre, 5 janë fituar nga Ukraina, me Shqipërinë që ia ka dalë vetëm në një rast të sigurojë fitoren, teksa në një tjetër sfidë gjithçka është mbyllur në barazim.

Fitorja e parë dhe e vetme deri tani e skuadrës sonë është para dy muajsh, ku kuqezinjtë triumfuan 2-1 ndaj ukrainasve në transfertë, takim i vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë përballë ukrainasve kanë pësuar 15 gola, ndërsa kanë mundur të shënojnë vetëm 6. Statistika këto që tregojnë se Kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo nuk ka rrugë tjetër veçse fitores.

Përveç ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës, një sy është në Çeki pasi vendasit presin Gjeorgjinë.

 

shqipëria ukraina liga e kombeve

Lini një Përgjigje