TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2024, 21:52

“Tifozat Kuqezi” mesazh prekës për 14-vjeçarin: Vrasja s’është pasion, futbolli po

Shkruar nga Pamfleti

“Tifozat Kuqezi” mesazh prekës për 14-vjeçarin:

Ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Ukrainës, e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve, ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra me thikë një ditë më parë në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet.

I mituri kishte ëndërr të bëhej futbollist, pasi aktivizohej me ekipet e akademive të kryeqytetit, fillimisht me Partizanin dhe këtë vit Dinamon, por ëndrra iu pre në mes.

Gjithashtu, edhe “Tifozat Kuqezi” kanë shpalosur një banderolë me një mesazh për Martin Canin në shkallët e stadiumit, ku japin një mesazh.

“VRASJA S’ËSHTË PASION, FUTBOLLI PO! PUSHO NË PAQE MARTIN” – shkruhej në banderolë.

“Tifozat Kuqezi” mesazh prekës për 14-vjeçarin:

shqipëria ukraina liga e kombeve

Lini një Përgjigje