TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2024, 19:36

Kuqezinjtë “finale” për Botërorin, Muçi dhe Daku nga minuta e parë; Silvinjo lë jashtë një nga të paprekshmit

Shkruar nga Pamfleti

Kuqezinjtë “finale” për Botërorin, Muçi dhe

Shqipëria pret sot në stadiumin “Air Albania” Ukrainën, në atë që është ndeshja e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve dhe që do të jetë përcaktuese për të dy ekipet.

Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë të ndërgjegjshëm se mund të përfundojnë në çdo pozicion të grupit, në varësi të asaj që do të prodhojë ky duel si dhe ndeshja tjetër mes Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ndërsa Ukraina ka opsion vetëm fitoren, pasi çdo rezultat tjetër e rrëzon automatikisht në Ligën C si të fundit të grupit.

Trajneri Silvinjo kë bërë disa lëvizje në rreshtim në krahasim me ndeshjet e mëparshme, ndonëse shfaqet përsëri nga minuta e parë Jasir Asani, edhe pse jo në formë optimale pas dëmtimit që pësoi përballë Çekisë. Daku rreshtohet titullar në majë të sulmit në vend të Tucit, ndërsa bie në sy një lëvizje e papritur, pasi është lënë jashtë Bajrami, duke i bërë vend Muçit në të majtën e sulmit.

Kuqezinjtë “finale” për Botërorin, Muçi dhe

shqipëria ukraina liga e kombeve

Lini një Përgjigje