
Liga e Kombeve njeh tashmë tetë skuadrat që do të marrin pjesë në çerekfinale, me synim fitimin e kompeticionit. Siç dhe dihej, marrin pjesë nga Liga A.
Katër prej tyre vendosen në vazo si fituesit e grupit. Bëhet fjalë për Francën, Gjermaninë, Portugalinë dhe Spanjën.
Në anën tjetër, katër përfaqësueset e tjera rreshtohen si vendet e dyta. Këtu bëjnë pjesë Kroacia, Danimarka, Italia dhe Holanda.
Shorti për ndarjen e çifteve do të hidhet më 22 nëntor në Nion të Zvicrës.
Lini një Përgjigje