TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2024, 18:09

Shqipëria U-19 regjistron humbjen e 3 radhazi, kuqezinjtë e Ahmatajt thyen nga Irlanda dhe mbeten me 0 pikë në fundin e tabelës

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria U-19 regjistron humbjen e 3 radhazi, kuqezinjtë e Ahmatajt

Shqipëria U-19 ka mbyllur kualifikueset e Europianit 2025 për këtë grupmoshë në mënyrë katastrofike.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj, kanë regjistruar humbjen e tretë radhazi teksa pasditen e sotme u mposhtën minimalisht në ndeshjen e fundit nga Irlanda e Veriut.

Miqtë triumfuan 0-1, falë një goli të shënuar në minutat e fundit. Shqipëria u rendit në vendin e fundit në grupin 11, pas tre ndeshjeve, ku regjistroi tre humbje.

Ajo që bie në sy është se kombëtarja nuk ka shënuar asnjë gol dhe duke pësuar plot 8 të tillë në tre ndeshje.

Kombëtarja kuqezi, humbi fillimisht 6-0 ndaj Izraelit, për të vazhduar me pas me dy humbje minimale, ndaj Danimarkës dhe së fundmi ndaj Irlandës së Veriut.

Sa i përket pjesës tjetër, Danimarka e mbylli si kryesuese me 9 pikë, ndjekur nga Izraeli me 6 pikë dhe Irlanda e Veriut me 3 pikë.

Shqipëria U-19 regjistron humbjen e 3 radhazi, kuqezinjtë e Ahmatajt

shqipëria u-19 irlanda u-19 kualifikueset e "euro 2025"

Lini një Përgjigje