TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2024, 16:54

FIFA dhe UEFA nuk ndryshojnë mendje, Rusia jashtë Kampionatit Botëror të vitit 2026

Shkruar nga Pamfleti

FIFA dhe UEFA nuk ndryshojnë mendje, Rusia jashtë Kampionatit

UEFA dhe FIFA konfirmojnë se kombëtarja ruse mbetet e pezulluar nga garat ndërkombëtare. Vendimi, i ardhur fillimisht në shkurt të vitit 2022 pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, tani do të jetë i vlefshëm edhe për Kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Sipas gazetës ruse “Sports Expressen”, një burim nga Federata e Futbollit të vendit ka konfirmuar vazhdimin e këtij sanksioni. Kjo do të thotë se Rusia nuk do të jetë në mesin e 54 kombeve të UEFA-s që do të marrin pjesë në shortin e kualifikueeseve më 13 dhjetor, ku skuadrat do të ndahen në 12 grupe që do të konkurrojnë për 16 vende në Kupën e Botës.

Në këto kushte, ky është  kompeticioni i tretë i madh që Rusia do të mungojë pasi u përjashtua nga Kupa e Botës 2022 në Katar dhe Kampionati Evropian 2024 në Gjermani.

Një vendim, ai i dy autoriteteve më të larta të futbollit, i cili bie ndesh me shtyrjet e vazhdueshme të kërkesave të bëra nga Federata Palestineze e Futbollit, për të përjashtuar Federatën e Futbollit të Izraelit nga ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme, mes bombardime të vazhdueshme për mbi 13 muaj.

Jo vetëm në Gaza, por edhe në Liban, Siri dhe Irak, që aktualisht vazhdon të luajë ndeshje ndërkombëtare, si në nivel klubesh ashtu edhe në nivel kombëtar me FIFA, që ka shtyrë vazhdimisht një vendim për këtë temë.

uefa fifa rusia kampionati botëror

Lini një Përgjigje